×
Show / Fashion

Efektet anësore të pilulave të gjumit

Insajderi
26 May 2019 - 21:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vështirësia për të fjetur natën mund të vijë si pasojë e problemeve fizike apo mendore.

Jeta moderne, stili i zënë i jetesës dhe stresi janë disa prej faktorëve të sotëm të cilët na vështirësojnë procesin e rënies në gjumë.

Kjo pastaj ndikon që njerëzit të përdorin pilula të gjumit për të bërë gjumë më të mirë.

Megjithatë, Hugo Mercier, bashkëthemelues dhe CEO i “Dreem”, ka paralajmëruar për efektet e dëmshme anësore që pilulat e gjumit mund t’i kenë te personat që i përdorin rregullisht.

Megjithëse studimet kanë treguar se pilulat e tilla u ndihmojnë njerëzve të flenë 20 minuta më shpejt, ato faktikisht nuk i trajtojnë shkaktarët e pagjumësisë.

Pra, ato ofrojnë vetëm “ndihmë të kufizuar” e cila nuk ju ndihmon të flini më mirë në periudha afatgjate.

Kjo pastaj ndikon që njerëzit të bëhen të varur nga ato pilula dhe vijnë në një gjendje ku nuk mund të flenë fare pa i përdorur ato.

Mbi të gjitha, pilulat e gjumit shkaktojnë edhe efekte tjera anësore, duke përfshirë përgjumje gjatë ditës, halucinacione dhe ecjen somnambul.

Pilulat e gjumit e rrisin edhe rrezikun për ta zhvilluar demencën./Express/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark