A e keni menduar se ujin e gazuar mund ta përdorni edhe për fytyrën? Përdorimi i tij i jep lëkurës elasticitet.
Këto këshilla i japin femrat koreane, të cilat gjithmonë kanë diçka të re për të na mësuar. Sekreti është fuqia e ujit të gazuar, ku flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Mënyrat për ta përdorur ujin e gazuar janë të shumta. Koreanet e përdorin si spraj ose e përhapin nëpër fytyrë me ndihmën e pambukut, duke e mbajtur për disa minuta në lëkurë. Duhet ta bëni këtë pasi ta keni pastruar lëkurën, në mënyrë që flluskat të depërtojnë më thellë duke hapur poret.
Në krahasim me ujin e rubinetit, me të cilin lani zakonisht fytyrën, uji me gaz është më i pastër.
Mbushni një enë me ujë të gazuar. Në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral. Zhysni fytyrën për 5-10 minuta.
Flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi.
Larja e fytyrës me ujë të gazuar hidraton lëkurën, bashkon fibrat e kolagjenit duke i dhënë qëndrueshmëri asaj dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.
Sa herë që ndiheni të lodhur, mjafton të pastroni fytyrën me ujë të gazuar dhe do të ndjeni ndryshimin që sjell fibra kolagjenike, duke i dhënë lëkurës elasticitet dhe butësi. Rekomandohet ta përdorni të paktën një herë në javë.