×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Eh Dullë bre” – Melihate Tërmkolli komenton një veprim të Avdullah Hotit

    Insajderi
    07 September 2023 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avdullah Hoti, deputeti i LDK-së rrahu tavolinën në emisionin Pressing duke kërkuar veprime radikale kundrejt Qeverisë Kurti. Këtë veprim të Hotit, e ka komentuar sonte ish-deputetja Melihate Tërmkolli, shkruan Insajderi.

    “Eh Dullë bre”, ka qenë reagimi i Tërmkollit sapo iu transmetua video ku deputeti Hoti shihej duke e rrahur tavolinë.

    Sipas saj kërkesa e tij është e pakuptimë, sepse ai vet është opozitar.

    ”Nuk e mora vesh kujt iu ka drejtu. A është pjesë e opozitës në nivele të larta. Është prej pak 3-4 deputetëve nuk e di a janë Rruga e Re, sepse është diçka tjetër “Ruga e Re”. Ky është vet opozitë. Kjo nuk bëhet me Facebook, as duke e rrah tavolinën. Kjo bëhet me punë, këta kanë harru me punu, me qenë aktiv”, tha ajo në Pressing, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark