×
Fokus 2

Ekipi i Kosovës ngjitet në skenë për të marrë medalje, zëvendëskryeministrja e Serbisë lëshon sallën

Insajderi
20 April 2024 - 13:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Pavioni i Kosovës ka marrë Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare në Bienalen e Venecias.

Kështu ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se është hera e parë që Kosova merr mirënjohje të tillë që nga pjesëmarrja e parë në vitin 2013, teksa tha se “gratë e Kosovës e shkruajnë historinë”.

“Gratë e Kosovës shkruajnë histori. Sërish! Shteti ynë prek majat e suksesit botëror në art. Një arritje e jashtëzakonshme e artistes Doruntina Kastrati, e cila e vendosi Kosovën në mesin e më të mirëve në konkurrencë me mbi 80 shtete nga e gjithë bota. Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” me kuratore Erëmirë Krasniqi dhe komisionere Hana Halilaj, ka rrënjët te përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes”, shkroi Çeku.

Ndërsa, në pamjet e siguruara nga Klankosova, në momentin që ekipi i Kosovës ngjitet në skenë për ta marrë mirënjohjen, zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviq, e ka lëshuar sallën.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark