×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ekipi i Policisë së Kosovës, fiton turneun e futsalit ‘Copa del Mare’ të mbajtur në Itali

    Insajderi
    07 May 2022 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Itali është organizuar turneu i futsallit, ku kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete.

    Ekipet e fustali kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse. Në këtë turne ka marrë pjesë edhe një ekip i futsalit nga Policia e Kosovës, transmeton Insajderi.

    Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar. Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate:

    Dita 1:

    Policia e Kosovës – Baraberi (Sllovaki) 2:4

    Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1

    Policia e Kosovës – Caracal PD (Romani) 7:1

    Policia e Kosovës – Unidas (USA) 14:1

    Dita 2:

    Policia e Kosovës – Flemalle (Belgjikë) 9:1

    Policia e Kosovës – Marseille (Francë ) 12:1

    Dita 3:

    Çerekfinale

    Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1

    Gjysmëfinale

    Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 3:0

    Finale

    Policia e Kosovës – Bratislava (Sllovaki) 2:1

    Pra, ekipi i futsalit i PK-së është shpallur fitues duke marrë edhe kupën e turneut. Ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark