Kombëtarja e Spanjës (nesër) do të përballet me Kosovën, në kuadër të grupit B të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Tashmë futbollistët e Spanjës janë nisur për në Prishtinë, ku pritet të mbërrijnë pas disa orëve.
Spanjollët nga ora 18:15 do të paraqiten në konferencën për media para ndeshjes, kurse nga ora 19:00 do të zhvillojnë stërvitjen e parë në kryeqytet.
Ekipi i Luis Enriques kërkon vetëm tri pikë nga ky duel që të ruajnë vendin e parë në grup, i cili siguron kalimin tutje.