Skuadra e Al Nassr sonte do të ballafaqohet me Ohod në King Cup të Arabisë Saudite.
Kjo ndeshje do jetë mjaft e veçantë – pasi Zekrija Ramadani do të bëhet trajneri i parë shqiptar që do ballafaqohet ndaj Cristiano Ronaldos.
Al Nassr dhe Ohod do të ballafaqohen sonte nga ora 20:00.
Favorit absolut për këtë ballafaqim është Al Nassr që janë në formë optimale, teksa Ohod është në seri prej pesë ndeshje radhazi me humbje.
Zekrija Ramadani është një trajner mjaft i suksseshëm në trojet shqiptare, teksa po synon ta përsërisë këtë edhe në Arabi.