×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ekonomia botërore po rimëkëmbet

    Insajderi
    24 July 2017 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka thënë se ekonomia globale është duke u rimëkëmbur me “hapa të sigurt”, duke shënuar përmirësim në Evropë dhe Kinë, ndonëse janë zvogëluar pritjet e parashikuara për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

    Sipas raportit të publikuar sot, thuhet se rritja ekonomike për vitin 2017 pritet të jetë 3.5 për qind, ndërsa 3.6 për qind në vitin 2018.

    Shefi i ekonomisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Maurice Obstfeld, i cili i prezantoi të dhënat, ka thënë se “nuk vihet në pyetje fitimi në ekonominë botërore në këtë moment”.

    Sidoqoftë ky Fond, ka paralajmëruar se rritja e ngadalshme e pagave dhe rritja e ndjenjës anti-globale mund të ndikojë në keqësimin e ekonomisë.

    Ekonomia ruse pritet të “rritet gradualisht” në vitin 2017 dhe 2018.

    Në Lindje të Mesme, Afrikën Veriore, Afganistan dhe Pakistan, është projektuar rënie, për shkak të uljes së aktiviteteve nga eksportuesit e karburanteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark