×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ekrem Peci i “C’est La Vie”, rrugës për ta zotëruar tokën multimionëshe në Zveçan

    Insajderi
    19 August 2024 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit planifikon dhënien në shfrytëzim të një prone prej afro 7 mijë metrash katrorë. Gjendet në Zveçan. Shpallja e fituesit është bllokuar qe dy muaj. Nuk ka dalë I pari Ekrem Peci I kafenesë “C’est La Vie”, që u bë i famshëm nga ministri Xhelal Sveçla. Peci, po ashtu e ka dajë një zyrtar të lartë të MMPH’së

    Parim Olluri

    Biznesmeni që u bë i famshëm nga Xhelal Sveçla, Ekrem Peci, pronari I kafenesë “C’est La Vie”, po kërkon nga Qeveria Kurti që t’ia japin në shfrytëzim një pronë prej  6 mijë e 800 metrash katrorë. Toka e vlefshme gjendet në veri. Në Zveçan.

    Për ta marrë këtë tokë në shfrytëzim është bërë një shpallje publike nga Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës.

    Tri kompani kanë konkurruar. Firma me të cilën ka konkurruar Peci është biznes individual. Ka emrin “Ekrem Peci B.I. Emrin tregtar e ka “E.R Construction”.

    Ka vetëm katër punëtorë të regjistruar, sipas certifikatës së biznesit. Nuk figuron se ka kapital.

    Por, përkundër numrave të vegjël në certifikatën e biznesit, Peci ka shënuar numra të mëdhenj kur ka konkurruar në shpalljen e Qeverisë Kurti.

    Ka shënuar se është i gatshëm të investoj afro 2 milionë euro, nëse i jepet kjo tokë në shfrytëzim.

    Po ashtu, ka shënuar se është i gatshëm që të paguajë qira prej mbi 9 mijë eurosh. Mbetet misterioze se si ish-punëtori i deritashëm i Trepçës, i përjashtuar para disa ditëve, ka grumbulluar shumën afro 2 milionëshe për të investuar në tokë shtetërore.

    Por, pse u bllokua procesi i shpalljes së fituesit për tokën në Zveçan?

    Më 21 qershor të këtij viti, komisioni vlerësues prej 3 anëtarësh i ka dërguar raportin sekretarit të MMPH’së, Izedin Bytyqit.

    Aty ka rekomanduar që të shpallet fituesi i kësaj thirrje publike. Nuk është rekomanduar firma e Pecit. Por, një kompani tjetër private. Firma “Tehnoburimi”. Kjo kompani ka ofruar çmimin më të lartë se sa e Pecit.

    Është zotuar se do të investoj 2 milionë e 356 mijë euro, nëse I jepet në shfrytëzim toka prej 6 mijë e 800 metrash katrorë në Zveçan.

    Konkurrent tjetër ishte edhe kompania “Scania”. është zotuar të invesotj vetëm 1 milionë e 400 mijë euro.

    Komisioni vlerësues shënoi se oferta më e ulët e firmës “Scania”.

    Ndonëse zakonisht vetëm për ofertuesin kryesor shënohet nga komisionet se e ka ofertën më të favorshme, në këtë rast u veprua ndryshe.

    Oferta e firmës “Tehnoburimi”, u vlerësua nga ky komision si oferta ekonomikisht më e favorshme.

    Ndërsa oferta e Ekrem Pecit është vlerësuar si “oferta e dytë ekonomikisht më e favorshme”.

    Ndonëse nuk ka dalë i pari, firma e Pecit i ka gjasat më të mëdha që të shpallet fituese e kësaj shpallje publike.

    Komisioni vlerësues ka vetëm rol rekomandues e jo vendimmarrës. Niveli i lartë pritet të vendos për shpalljen e fituesit.

    Burimet brenda kësaj ministrie i kanë thënë Insajderit se Peci i ka gjasat më të mëdha për ta fituar këtë tender se sa firma “Tehnoburimi” që doli e para në garë.

    Ministria e Liburn Aliut hesht, nuk përgjigjet në pyetjet e Insajderit

    Gazeta Insajderi javën e kaluar ka kërkuar përgjigje zyrtare nga ministria e Liburn Aliut.

    Ka pyetur këtë ministri se cila është arsyeja që nuk shpallet fituesi I kësaj shpallje publike tash e dy muaj.

    Insajderi ka pyetur, po ashtu, se si ndodhi që të bllokohet procesi në këtë rast kur i dyti doli biznesmeni Peci i cili është nipi i Qamil Fekës, drejtorit të rrugëve në MMPH dhe po ashtu i njëjti ka raporte me ministrin e MPB’së, Xhelal Sveçlën?

    MMPH ende nuk ka kthyer përgjigje zyrtare lidhur me këtë çështje.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark