×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ekskluzive | Arrestohen dy zyrtarë të burgut në Gjilan nën dyshimin për ryshfet, Insajderi sjell emrat

    Insajderi
    14 July 2023 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë kapur në flagrance dy zyrtarë të Shërbimin Korrektues në Gjilan. Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për Jeton Vuniqin e Fidan Zubakun.

    Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës duke marrë ryshfet nga të burgosurit.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, i cili konfirmoi se të njëjtit janë suspenduar.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, se zyrtarët korrektues, J .V dhe F. Z, punonjës në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit janë suspenduar nga puna“, ka deklaruar Gashi për Insajderin..

    Ai bëri me dije se SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, ka potencuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark