×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ekskluzive | Arrestohet vëllai i zëdhënësit të Policisë, dyshohet për dallavere me patentshofer

    Insajderi
    18 January 2024 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Blenera Karaxha

    Tre persona janë arrestuar sot në Prizren, ata dyshohet se se në bashkëpunim me disa autoshkolla kanë lëshuar certifikata mjekësore për kandidatët për patentë shoferë pa e bërë kontrollin mjekësor. Gazeta Insajderi ka mësuar përmes burimeve se një nga të arrestuarit është Lutfi Bytqi i cili është vëllai i zëdhënësit të Policisë, Shaqir Bytyqi.

    Lutfi Bytyqi, pronari i kompanisë “Galaktika SH.P.K. së bashku me të tjerët dyshohet se kanë lëshuar certifikata mjekësore për kandidatet të cilët paraqesin provimin për patentë shofer, pa qenë fizikisht prezent në klinikë dhe pa ua bërë kontrollin mjekësor.

    Sipas njoftimit të policisë kjo klinikë dyshohet se bashkëpunon me dy auto-shkolla, njëra me seli në Prizren dhe tjetra me seli në Malishevë. Dyshohet se edhe auto-shkollat kanë lëshuar vërtetime për aftësimin e kandidatëve në pjesën teorike dhe praktike pa qenë kandidatët fare prezent në Kosovë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar përmes burimeve se i arrestuari Lutfi Bytyqi është vëllai i zëdhënësit të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

    Në të majtë është i arrestuari Lutfi Bytqi dhe në anën e djathtë zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.

    Lidhur me rastin ka dal me njoftim edhe policia ku theksohet se të dyshuarit ngarkohen me veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes se rreme’.

    Sot, më 18.01.2024, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes se rreme, policia ka arrestuar tre të dyshuar: I.G., (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar), U.M., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar) dhe L.B.., (viti i lindjes 1975, mashkull kosovar). Personat e dyshuar janë shoqëruar në zyrat e DHKEK në Prizren, të cilët janë intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark