×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ekskluzive: Besart Berisha të premten ateron në Kosovë, pritet t’i bashkohet FC Prishtinës

    Insajderi
    13 September 2021 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha të premten do të jetë në Kosovë. Ai pritet t’i bashkohet klubit më të madh në elitën e futbollit tonë, KF Prishtinës si transfer i lirë, raporton ekskluzivisht Insporti.

    Burime të Insportit pranë yllit shqiptar bëjnë të ditur se Berisha të premten do të udhëtojë për në Kosovë.

    Ish-ylli i Kosovës ka dy oferta në tavolinë nga Ballkani dhe Prishtina.

    Megjithatë, Prishtina është shumë afër transferimit të Berishës.

    Transferimi i tij në skuadrën kampione do të ishte vlerë e shtuar për skuadrën e Zekirija Ramadanit dhe në përgjithësi për Superligën e Kosovës.

    Berisha, 36 vjeçar, Verën që shkoi u largua nga futboll australian si golashënuesi më i mirë në histori.

    Ai ishte transferuar në Australi në vitin 2011 duke u transferuar në skuadrën Brisbane Roar. Me Brisbane ai ka fituar dy tituj kampioni. Për një kohë luajti edhe në Japoni.

    Në futbollin australian ai ka lënë gjurmë të mëdha, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori, duke shënuar 148 gola. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark