×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive – Çka u gjetë pas bastisjes në shtëpinë e Prek Kodrës, i dyshuar për përgatitje të atentatit ndaj Kurtit e të tjerëve?

    Insajderi
    19 September 2022 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia shqiptare vitin e kaluar kishte bastisur dy shtëpitë e të dyshuarit për përgatitje të antentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Xhavit Haliti e Ismet Haxhës, Prek Kodra. Aty kishin gjetur e sekuestruar një numër të madh të armëve, sipas dokumentit të policisë që e ka siguruar Gazeta Insajderi

    Në gusht të vitit të kaluar, Policia Shqiptare kishte bastisur shtëpinë e tashmë të dyshuarit për përgatitje të atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe të tjerëve, Prek Kodra, në fshatin Abat në Shkodër.

    Në katin e dytë në njërën nga dhomat e shtëpisë së Kodrës, policia mbi një krevat gjeti një çantë sportive si ato ushtarake, me disa paisje të dyshuara që mund të përdoren për armë luftarake si dhe fishekë arme zjarri, fishekë armë gjahu, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përveç bastrisjes së shtëpisë në fshatin Abat, në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se bastisje u bë edhe në shtëinë tjetër të Kodrës në fshatin Shtoj i Vjetër. Aty policia ka gjetur dhe sekuestruar, një çifte me leje së bashku me lejen përkatese, te cilat i kaluan Komisariatit të Policisë Shkodër.

    I dyshuari Kodra nuk është gjetur në asnjërën nga shtëpitë, por ai shpall në kërkim si person i dyshuar per mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake, shkruan Insajderi.

    “Që në momentet e para janë përpiluar pesë vendime ekspertimi teknik për sendet e gjetura në kontrollin e  baneses, si fisheket e armëve, fishekët e armës se gjahut, thikes, shul me shtrat shuli, mekanizma shkrepës, paisje mbajtës e dyshuar për armë etj”.

    “Veprimet e para hetimore nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë referuar në prokurori për veprat penale parashikuar nga nenet 278/2, 279 të kodit Penal , “Mbajtje pa leje e armevëve, municioneve luftarake”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit Prekë Kodrai shpallur menjeherë në kërkim policor pasi nuk është gjendur me gjithë kërkimet e kryera”, thuhet në dokumentin e policisë shqiptare.

    Çka ndodhi me armatimin e gjetur në shtëpinë e Kodrës?

    Lidhur me gjetjen dhe konfiskimin e armatimit, pas bastisjes në  shtepinë e Prek Kodrës, hetimet janë kryer nga Prokuroria e rrethit të Shkodërs.

    Sipas asaj që shkruan në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi, armatimi ishte marrë nga i mituri i familjes Kodra nga mali e ishte sjellë në shtëpi pa dijeninë e prindërve.

    “Nga të dhënat që disponojmë, gjatë hetimit të prokurorisë ka rezultuar se shtetasi ***Prekë Kodra ka shpjeguar se ai i ka gjetur sendet e sekuestruara në mal në fshatin e tij dhe i ka marrë në shtëpi pa lejen e prindërve”.

    Pas kësaj deklarate sipas prokurorisë, ka ndryshuar edhe subjekti i veprës penale nga Prek Kodra në emrin e djalit ende të mitur.

    “Në këtë mënyrë hetimi për sendet e kundraligjshme ka marrë për subjekt të veprës penale shtetasin *** Kodra i cili është shtetas i mitur i cili nuk ka mbushur akoma moshën 16 vjec dhe subjekt i Kodit Penal për të Miturit dhe nuk mund të merret në përgjegjësi penale”.  

    Gjithçka rreth rastit kishte ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, shkruan Insajderi.

    Pas kryerjes së veprimeve hetimore përkatëse në drejtim të subjektit dhe rrethanave në tërësi prokuroria ka marrë vendim për pushimin e hetimeve.

    “Për të miturin është bërë vlerësimi përkatës sipas përcaktimeve ligjore dhe të gjithë veprimet e detyrueshme sipas përcaktimeve për të miturit për të cilët drejtësia penale ka përcaktuar rregulla të veçanta proceduriale”, thuhet në dokument.

    Ndërsa sa i përket armatimit të sekuestruar, prokuroria ka kërkuar që  ato të kalojnë në favor të shtetit për sendet e paligjshme fishekë, mekanizma të armëve, thika ndërsa për sendet jo të kundraligjshme ta bëjë kthimin e tyre tek i mituri Kodra apo personave të tjerë që u takojnë.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar ekskuluzivisht për planin e përgatitjes së atenatit ndaj Albin Kurtit, Xhavit Halitit e Ismet Haxhës.

    Në këtë raport vlerësohet se Prek Kodra, si i dyshuar kryesor në këtë rast, me vënien në jetë të planit, ka pasur për qëllim ndryshimin e madh të skenës politike kosovare.

    Siç thuhet në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi, Policia e Kosovës, ka dyshuar se qëllimi i këtyre atentateve ishte destabilizimi i Republikës së Kosovës.

    “Me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohet dhe PDK-ja dhe AAK-ja do të marrin udhëheqjen politike në vend dhe do të shpërbëhej Shërbimi i Sigurisë së Kosovës”, thuhet në raport.

    Aty përmendet edhe koha kur planifikohej të bëheshin të tri atentatet ndaj Kurtit, Halitit e Haxhës.

    “Sipas informacioneve, të tre atentatet do të ndodhin brenda 4 muajve të ardhshëm”, shkruan në raportin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark