×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ekskluzive: Drejtorë, inspektorë e gjeodet, këta janë 11 zyrtarët ndaj të cilëve sot Prokuroria ngriti aktakuzë në Pejë

    Insajderi
    24 February 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11  personave. 10 zyrtarë komunalë dhe një gjeodeti. Të njëjtit akuzohen për 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka mësuar identitetin e 11 të akuzuarve: Arianit Krasniqi, Edmod Shala, Mustafë Nila, Arxhend Lleshi, Mentor Beqiri (inspektor i ndërtimit), Osman Kollqaku, Bajram Muzlijaj, Florije Berisha, Adhurim Kasapi (zyrtarë komunal në Pejë), Rajan Arapi(ish-drejtor) si dhe Plarent Trakaniqi (gjeodet).

    Në cilësinë e drejtorëve nga radhët e LDK-së, Arianit Kransiqi drejtor për Çështje Pronësore, Mustafë Nila drejtorit për Kadastër dhe Gjeodezi, ish-drejtori Edmond Lleshi si dhe ish-drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Pejës, nga radhët e PDK-së, Rajan Arapi.

    Ndaj këtyre 11 personave rëndojnë 23 vepra penale, 21 prej të cilave janë vepra për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy prej tyre për konflikt të interesit.

    Rezultat i hetimit intensiv ka rezultuar me ngritje të aktakuzës kundër 11 personave. Prej tyre, 10 zyrtarë komunalë, katër drejtorë, dy udhëheqës të sektorëve, dy inspektorë të ndërtimit, 1 zyrtar gjeodet dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencionit Kadastral”.

    “Mbi këta 11 të pandehur rëndojnë 23 vepra penale. Vepra këto të cilat janë në kapitullin e korrupsionit zyrtar. 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës zyrtare ndërsa 2 vepra janë konflikt i interesit”, ka thënë Prokurorja e rastit.

    Prokuroria sqaroi se aktakuza lidhet me lejet e lëshuara në kundërshtim, këmbim të pronës, konflikt të interesit dhe inspektimet e ndërtimeve.

    “Aktakuza ka të bëjë me leje që janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, këmbim të pronës, konflikt të interesit dhe kanë të bëjnë me të gjitha inspektimet e këtyre ndërtimeve që janë lëshuar lejet”, tha prokurorja para gazetarëve.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark