×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive | Dyshohet për afro 200 mijë euro shmangie, Insajderi sjell detaje nga rasti i ri i Agim Ademit

    Insajderi
    30 November 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Ademi, kreu aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës është denoncuar rishtazi në Prokurori. Kësaj here kallëzimi penal është deponuar nga Administrata Tatimore. Dyshohet se shmangi taksa në vlerë afro 200 mijë euro. Dha tokë për banesa, e deklaroi biznesin të shuar, por megjithatë qarkulloi para përmes tij. Këto janë dyshimet që ATK i ka çuar në Prokurori.

    Gazeta Insajderi

    “2A Kosova AG B.I. është një biznes që ishte regjistruar në Ministrinë e Tregtisë më 2 mars 2005. Pronar i saj i vetëm ishte Agim Ademi, aktualisht kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    12 mars 2018 ky biznes u deklarua i shuar në ARBK. Vetëm një ditë më vonë, pra më 13 mars 2018 në këtë agjenci u regjistrua biznesi “2A KosovaAG SH.P.K.”, po në pronësi të Agim Ademit.

    Edhe ky biznes u deklarua i shuar më 10 nëntor 2022.

    Por, gjatë këtyre ndërrimeve, shuarjeve, e lëvizjeve të tjera biznesore, a kishte qarkulluar para me llogaritë bankare biznesore Agim Ademi?

    Më 29 nëntor të këtij viti, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është dorëzuar një kallëzim penal nga ana e Administratës Tatimore (ATK), një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Në këtë dokument, ATK-ja pretendon që përmes këtij biznesi, Agim Admei e ka dëmtuar buxhetin e shtetit afro 200 mijë euro.

    “Në bazë të nenit 78 dhe 80 të Kodit të Procedurës Penale, Nr: 04/L-123, Administrata Tatimore e Kosovës (me tej ATK), bazuar në provat dhe faktet që posedon, paraqet: AGIM ADEMI, nr. personal:…, i lindur me datën …1961, në fshatin Baraine – Komuna e Prishtinës, me banim Prishtinë, Shtetas i Republikës së Kosovës. Biznesi: Person fizik”, thuhet në hyrje të këtij dokumenti që e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Aty janë dhënë edhe arsyet se pse ATK e kallëzoi penalisht Ademin në Prokurori.

    “z.ADEMI, dyshohet se ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi duke mos deklaruar fitimet kapitale (nga dhënia e tokasë për ndërtimin e objekt banesor-Afarist), sipas nenit 307 të KPK, apo sipas neni 63 i Ligjit Nr. 03/L-222 Për Administratën Tatimore dhe Procedurat (LATP)”, thuhet në këtë kallëzim penal që e ka siguruar Insajderi.

    Sipas ATK-së, Agim ADEMI në cilësinë/emër të Person Fizik kishte dhënë tokën në kompensim për ndërtim të përbashkët me biznesin ” Konak Investment ” SHPK. me NUI: ….91, sipas kontratës LRP.nr. …2013 Ref.nr…. 2013 e datës 25.11.2013 – Kontratë mbi ndërtimin e përbashkët të objektit Banesor – Afarist.

    “Objekt i kësaj kontrate është: a)ndërtimi i përbashkët në njësinë kadastrale e evidentuar në certifikatën me nr. të lëndës OI 1- …/2013 njësia kadastrave …38-2, Zona kadastrave Prishtinë, vendi i quajtur Veternik, parcelë në emër të Agim ADEMI në sipërfaqe prej 5150 m2 ; b) Certifikata me numër të lëndës …./2013 e datës 25.10.2013, me numër të njësisë kadastrale …39-0, Komuna Prishtinë, Zyra Kadastrale, në sipërfaqe prej 850 m2. Sipas kësaj kontrate 30% e sipërfaqeve bruto i takojnë Agim ADEMIT (nënkupton hapësirat e banimit, lokaleve afariste, bodrumeve dhe garazheve që llogariten muret e jashtme). Kontrata është përpiluar me datë 25.11.2013 dhe është e noterizuar”, i sqaron ATK-ja Prokurorisë në kallëzimin penal që e ka Insajderi.

    Dyshimet e ATK-së, janë se Agim Ademi ka bërë “mos deklaruar fitimet”.

    “..se për ndërtimin e objekt banesor-Afarist), sipas nenit 307 të KPK, apo sipas neni 63 i Ligjit Nr. 03/L-222 Për Administratën Tatimore dhe Procedurat (LATP). DHTI ATK, duke u mbështetur në informatat/Raportin e Kontrollit nga DTMS (Drejtoria Tatimpaguesve të Mesëm) se i dyshuari z. ADEMI me qëllim të përfitimit të pa ligjshëm duke mos deklaruar fitmet kapitale, dhe si rezultat i kësaj dyshohet se ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 194,278.43 €”, thuhet në këtë dokument që e ka Insajderi.

    Agim Ademi kishte shfrytëzuar edhe të drejtën e anikimimit, por ATK-ja nuk e ndryshoi dyshimin për të, pos që u ulë pakëz vlera e borxhit.

    “Bazuar në të drejtën e ankesës në vlerësimin e bërë nga ATK-ja, z. ADEMI ka bërë ankesë pranë Departamenti te Ankesave edhe nga i njëjti me datë 26.10.2023 është lëshuar vendimi i cili e konstaton pjesërisht të drejtë ankesën e tatimpaguesit dhe konstaton shumën obligimin/shmangien tatimore në vlerë prej 189,330.65 €”, thuhet në kallëzimin penal në fjalë..

    Në veprimet Agim Ademit, sipas ATK-së, që e quan i pandehur, “ekziston dyshimi i arsyeshëm se gjatë periudhës 2018-2019 ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi sipas nenit 307 (313) të Kodit Penal të Kosovës, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1. apo sipas neni 63 i Ligjit Nr. 03/L-222 Për Administratën Tatimore dhe Procedurat (LATP)”.

    Sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligjit  mbi Tatimin në të Ardhurat Personale Neni 31, fitimet dhe humbjet kapitale, Administrata Tatimore e Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimit Tatimore dhe Inteligjencës, ka dyshime të bazuara se i njëjti ka bërë shmangie nga tatimi për periudhat 2018 -2019 duke mos bërë deklarimin e saktë të tatimit respektivisht fitimet dhe humbjet kapitale: Periudhat Viti 2018 mbi mijë euro, kurse në vitin 2020 mbi 148 mijë euro.

    Insajderi, ditë më parë raportoi se në një dosje tjetër kundër Agim Ademit, që Prokuroria Themelore në Prishtinë e dorëzoi në Gjykatë, i njëjti dyshohej se me paratë e federatës madje pagoi bileta për udhëtim në Katar edhe për të birin e tij këngëtar, Trim Ademi e gruan e tij. Se me paratë e FFK-së në mënyrë të jashtëligjshme bleu veturë e, e regjistroi në emër të një punonjësi të Federatës. Se transferoi para të një ish-kryetar klubi, dhe raste të tjera, e për të cilat po kjo Prokurori kishte vendosur që ta pezullonte procesin e shqyrtimit të Kallëzimit Penal.

    Hulumtimin  plotë e gjeni këtu:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark