Futbollistët e klubit gjakovar, Vëllaznimi, kanë refuzuar të zhvillojnë stërvitjet për shkak të mos marrjes së pagave nga ana e klubit, i cili vazhdon të jetë në krizë financiare, raporton ekskluzivisht Insporti.
Përkundër riorganizimit për këtë sezon klubi me renome në futbollin e Kosovës vazhdon të përballet me probleme të mëdha financiare.
Një burim i afërt me klubin gjakovar, i ka bërë të ditur redaksisë së Insportit se futbollistët nuk do të rikthehen në stërvitje deri në momentin e marrjes së pagave.
Kjo gjendje e rëndë financiare e klubit është duke vazhduar, tash e disa vite.
Para pak kohës, kishin bërë një fushatë duke kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët.
Trajner aktual i Vëllaznimit është Granit Begolli, por duket se do ketë probleme për të organizuar skuadrën e tij.
Vëllaznimi është në rangun e dytë të futbollit të Kosovës “Liga e Parë” dhe bën pjesë në Grupin A.
Sezonin e ri e nisi me barazim dhe renditet në pozitën e gjashtë me një pikë të grumbulluar. /Insporti.com/