×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ekskluzive: InDoks sjell fotografitë e dy personave që po akuzohen për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Insajderi
    23 October 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vrasjen e biznesmenit nga Shtimja, Bedri Rexhepi. I ndjeri u vra me 8 prill nga duart e Jeton Vllasaliut, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rruga që Bedri Rexhepi do të merrte me 8 prill 2021 me synimin për të bërë biznes do të ishte edhe rruga e tij e fundit. Sipas Prokurorisë atij veçse ia kishte përgatitur vrasjen Jeton Vllasaliu. Tinëzisht, do ta dërgonte tek shtëpia e vëllait të tij, Nexhatit, po ashtu i akuzuar për bashkë-kryerje të vrasjes. Menduan që i kishte 30 mijë euro me vete. Por, edhe ato 8 mijë euro që i pati, ia morën. I ndanë mes vete.

    Vëllezërit Vllasaliu po akuzohen për vrasje të rëndë dhe dëmtim i varreve apo kufomave.

    Sipas Dosjes që e posedon InDoks, mashtrimit të tyre i kishte ardhur fundi kah shtatori i këtij viti kur Prokuroria ishte afër që ta gjente trupin.

    Indoks ka arritur të sigurojë edhe fotografitë e dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e biznesmenit.

    Jeton Vllasaliu

    Nexhat Vllasaliu

    Bedri Rexhepi pas 18 muajsh i fshehur diku nën dheun e Malit të Madh në Vllasali, pasi ishte vrarë në mënyrë makabre nga Jeton Vllasaliui, sipas Prokurorisë, tash është varrosur në vendlindje. Në Shtime. Një proces gjyqësor do të shpalos detajet e një hetimi 18 mujor.

    Jeton Vllasaliu

    Përgjime, video-incizime, dëshmi nga dhjetëra dëshmitarë. Beteja e Prokurorisë për ta dëshmuar atë që e ka shkruar në dosjen, detaje nga e cila janë shfaqur në këtë episod të InDoks, do të nis në Gjyq.

    Nexhat Vllasaliu

    Bedri Rexhepi u varros të enjten e 20 tetorit në varrezat e qyteti të Shtimes. Përveç familjarëve e të afërmeve edhe një numër i madh i qytetarëve u panë të pranishëm për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

    InDoks | Krimi makabër te Mali i Madh – Dokumentar ekskluziv për vrasjen e Bedri Rexhepit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark