Ardian Ismajli është futbollist i ri i Empolit, raporton Insporti.com.
Mbrojtësi shqiptar nga Prishtina tashmë ka përfunduar transfeirmin e tij, duke nënshkruar kontratën me klubin italian pas një sezoni të sukseshëm me Spezian.
Reprezentuesi shqiptar dje ka udhëtuar për në Empoli për ta kompletuar transferimin e tij.
Gjatë orëve të ardhshme do të bëhet zyrtarizimi i transferimit të tij.
Insporti mëson se Ismajli është bindur nga projekti i Empolit dhe nga trajneri Alessio Dionisi, i cili e ka telefonuar për ta bindur atë që t’i bashkohet skuadrës së tij.
Pjesë e Empolit para disa viteve ishte Elseid Hysaj, ndërsa nga ky sezon do të jetë bashkëlojtar i Nedim Bajramit. /Insporti.com/