×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Kështu promovohet sulmi me kamikaz nga shqiptarët në Siri

    Insajderi
    26 September 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    InDoks në këtë javë ka vendosur t’i rikthehet dokumentarit për jetën e shqiptarëve brenda Sirisë. Më konkretisht dokumentari flet për grupin e shqiptarëve që ndodhën në zonën e Idblit.

    InDoks e ka përcjellë këtë grup për muaj të tërë. Në këtë episod për herë të parë sillen para publikut pamje ekskluzive nga jeta e tyre atje. Aktivitetet. Përgatitjet ushtarake. Dhe brendi i ri ushtarak që kanë krijuar aty, i quajtur ‘Albanian Tactical’.

    Një kalim nga grupi ‘Xhemati Alban’ për të cilin InDoks kishte transmetuar shumë kohë më parë.

    Pasi të kenë kryer detyrat e tyre në patrullim, ushtrime ushtarake- mbrojtje e sulm- siç ua kërkon komanda e tyre, grupi i shqiptarëve gjejnë kohë edhe për tu ulur afër zjarrit e për të bërë muhabet.

    Në këtë video që e sjell për herë të parë InDoks, e që ‘Albanian Tactical” e kanë shpërndarë mes tyre, personi që iu ligjëron, që dukshëm del të jetë një nga drejtuesit e tyre, ua madhëron një veprim që në fakt njihet si akt i padiskutueshëm terrorizmi.

    Ai në këtë video iu thotë që sulmet më të suksesshme janë ato ‘istish-hadie’, apo siç njihen sulmet vetëvrasëse. Këto lloj sulmesh ishin përdorur gjerësisht në fillim nga Al-Kaida, për tu bërë gati forma më dalluese e me të cilën u përhap ISIS-i.

    Pasi që kanë marrë minuta të tërë mësim se sa i rëndësishëm është sulmi kamikaz, pjesëtarët e ‘Albanian Tactical’ kthehen nga malet për në qytet. Edhe këto pamje i ndajnë mes vete.

    Pamjet të cilat mund t’i gjeni përgjatë dokumentarit të realizuar nga InDoks.

    InDoks | Brenda shqiptarëve në Siri – Dokumentar ekskluziv për grupin e shqiptarëve në Idlib

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark