×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ekskluzive / Ky është vendi ku po ndërtohet stacioni i policisë kufitare në Veri

    Insajderi
    02 February 2023 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Dren të Komunës së Leposaviqit kanë nisur punimet për ndërtimin e stacionit të policisë kufitare, kanë konfirmuar për Insajderin nga Policia e Kosovës.

    Siç raportoi Insajderi të mërkurën, punimet në zonën katasdrale Dren dhe Leshak, zonë kjo e cila me vendim qeveritar u shtetëzua si zonë e interesit të veçantë publik për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interesin Publik”, aty do të ndërtohet stacion i policisë kufitare.

    “Referuar kërkesës suaj në lidhje me nisjen e punimeve në fshatin Dren në Komunë të Leposaviqit, ju njoftojmë se në këtë lokacion është duke u ndërtuar stacion i policisë kufitare, me qëllim te ofrimit të sigurisë së qytetarëve, menaxhimit kufitar dhe parandalimit të kontrabandës në këtë zonë kufitare”, tha Policia e Kosovës për Insajderin.

    Me vendim qeveritar, 80 hektarë tokë në Zonën Kadastrale: Dren dhe Leshak, në Komunë të Leposaviqit u shpallën të interesin të veçantë publik të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Pubik”, shkruan Insajderi.

    Qeveria me vendim urdhëroi Departamentin e Shpronësimit në koordinim me Ministritë përkatëse të inciojë procedures për shpronësimin e këtyre pronave të paluajtshme.

    Nga pamjet që ka siguruar Insajderi, punimet në këto pjesë tashmë kanë nisur derisa vërehet edhe prani e Policisë së Kosovës.

    Veton Elshani i cili është edhe koordinator i këtij aksioni, tha dje se pas vendimit të qeverisë kosovare, aty ishin për ta zbatuar atë.

    “Ky do të jetë stacion i policisë kufitare, sot biseduam me banorët dhe u thamë atë që dinim. Ata ankohen se një pjesë e varrezave ortodokse është përfshirë në vendimin e shpronësimit, por ky është një gabim teknik dhe gjatë punimeve do të shohim se çfarë mund të bëjmë le të bëjmë për këtë”, tha Elshani.

    Me t’u marrë ky vendim, mediat serbe që operojnë në Kosovë, nisën “shqetësimet” e tyre se për “mungesën e informacionit se çfarë do të ndërtohej në këtë kodër”, shkruan Insajderi.

    Shpronësimi është planifikuar për shtatë parcela në zonën kadastrale Dren. Prej tyre thuhet se pronar për një është Komuna e Leposaviqit, dhe për katër është pronë shoqërore, gjegjësisht se pronari është kompani dhe dy janë në pronësi të personit DJ.

    Për gjashtë nga shtatë parcelat jepen informacione për sipërfaqen. Është gjithsej 395977 metra katrorë, pra më shumë se 39 hektarë.

    Për zonën kadastrale Leshak thuhet se janë duke u shpronësuar 13 parcela. Nga ky numër, dy janë gjithashtu në pronësi të një kompanie, dhe 11 të tjerat figurojnë si individë, ndërsa për parcelat individuale janë disa bashkëpronarë. Sipërfaqja e përgjithshme e të gjitha parcelave është 427.533, pra më shumë se 42 hektarë.

    Sipërfaqja e përgjithshme e të gjitha parcelave e kalon sipërfaqen prej 80 hektarësh dhe sipas një imazhi satelitor të publikuar nga mediat serbe.

    Vendimi i Qeverisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark