×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ekskluzive: Rrahje mes dy avokatëve në Pejë – Insajderi sjell detajet (Emrat)

    Insajderi
    31 January 2023 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rrahje ka ndodhur në qytetin e Pejës me 25 janar, shkak po del të jetë një pronë. Në rrahje janë përfshirë dy avokatë nga regjioni i Pejës. Gazeta Insajderi sjell detajet e rastit.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi derisa ka shtuar se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte.

    “Me datën 25 janar rreth orës 14:00, policia është njoftuar se në rrugën “Hasan Sermetgjia” në Pejë ka qenë një mosmarrëveshje mes dy personave në njërën anë dhe dy personave në anën tjetër, njëri prej tyre është avokat. Konflikti ka nisur rreth një prone. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i ka intervistuar  është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të shkon në procedurë të rregullte. Rasti është cilësu kanosje, njëri këta e ka kanosur”, ka thënë Gashi për Insajderin.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se të përfshirë në këtë rrahje kanë qenë dy avokatë, Rrustem Lajqi e Binak Cena.

    Rrustem Lajqi – avokat

    Siç mëson Insajderi, ka qenë Lajqi ai i cili e ka sulmuar Cenën, e ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

    Vet avokati Binak Cena ka konfirmuar për Insajderin rastin derisa ka shtuar se ia ka lënë në dorë drejtësisë të merret me rastin.

    Binak Cena – avokat

    Këtë duhet me ia lënë drejtësisë, unë jam sulmuar, por tash drejtësia le te merret me rastin. Ne jemi palë e dëmtuar. Më bëri telash, tha jo ti e ke ble se ke ble (pronën). Kam lëndime trupore janë krejt në raport të procedurë”, ka thënë ai shkurt për Insajderin.

    Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga avokati Rrustem Lajqi por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…  

    Video

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark