×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive | Si e amnistoi Prokuroria ish-policin Brahim Shala, Insajderi sjell video-dëshminë

    Insajderi
    15 July 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për rrahjen brutale që ndodhi të premten e 8 korrikut në klubin e natës “HangOver” në Gjakovë.  Një grup burrash që punoni si sigurim i bënë për spital dy klientë. M.M dhe E.N (emra të njohur për redaksinë).

    Por kush qëndron në krye të këtij sigurimi të dhunshëm?

    Siç mëson Insajderi, në krye të kësaj rrahje qëndronte shefi i sigurimit të klubit, ish-polici, Brahim Shala veprimet e të cilit janë amnistuar nga Prokuroria në Gjakovë.

    Ndonëse nga pamjet shihet se Shala e sulmon fizikisht viktimën M.M teksa ai shihet i shtrirë në tokë.

    Viktima M.M (emër i njohur për redaksinë), ka deklaruar se Brahim Shala e kishte kapur për fyti.

    Për rastin Policia e Kosovës arrestoi katër persona; Fitim Gashajn, Artan Shehun, Majlind Alijajn e Herolind Hajdaran por nuk u mor me ish-policin, Brahim Shala. I njëjti pasi është intervistuar nga policia është liruar menjëherë.

    Kallëzimi penal është parashtruar nga zyrtari policor, Anton Shkoza ndërsa prokurori i rastit është Sadri Alijaj.

    Çka deklaroi Brahim Shala në Polici?

    Ish-polici Shala konfirmoi se punon si sigurim në “HangOver”, që e ka shkuar pranë viktimës M.M, dhe  se ka ndërhyrë për t’i ndarë e jo rrahur të njëjtin. Deklaratë që bie në kundërshtim me të viktimës e pamjeve që ka siguruar Insajderi.

    Ish-polici Brahim Shala teksa e sulmon viktimën i cili shihet i shtrirë në tokë

    “Derisa kam qenë në diskotekën “HangOver” ku unë edhe punojë si sigurim dikush nga kolegët na ka njoftuar se një person është duke i bezdisur nëpër tavolina, për shkak të moshës sime kam menduar të shkojë që ta qetësoj atë person, kur kam shkuar e kam vërejtur se M.M, duke u kacafytur me Sigurimin, kanë filluar duke u përleshur mes vete, unë kam ndërhyrë për t’i ndarë nëse ka ndonjë kamerë sigurie mund ti shihni qartë veprimet e mija pasi që unë për asnjë moment se kam goditur vetëm e kam mbrojtur dhe e kam tentuar qe ta qetësoj situatën”, ka deklaruar ai përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, viktima në kallëzimin penale që ka siguruar Insajderi, ka deklaruar se është kapur nga fyti nga Brahim Shala e është goditur edhe me mjete të forta nga Fitim Gashaj, Artan Shehu, Majlind Alijaj e Herolind Hajdaraj.

    Viktima ka potencuar se ai është ngacmuar nga një klientë i pranishëm dhe me të njoftuar sigurimin për rastin, në vend se të mbrohej është sulmuar brutalisht, aq sa ka pranuar edhe tretman mjekësorë.

    Rasti në polcii është lajmëruar nga viktimat, të cilin në momentin që e raportuan rrahjen ndodheshin në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” në Gjakovë.

    Pavarësisht kësaj organet e rendit e kanë iniciuar rastin si “lëndim i lehtë trupor”.

    Lidhur me rrahjen brutale ndaj klientit, Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e klubit, Valdrin Rizvanolli.

    I njëjti se ka komentuar rastin por është marrë me median.

    “Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A i kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve, me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.

    Sipas Rizvanollit “s’është interesant që me u pa ajo punë”.

    Insajderi sërish e ka pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.

    “Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai.

    Në shkrimin e radhës Gazeta Insajderi sjell dosjen e plotë të incidentit në klubin “HangOver’, krejt, kush e çka deklaroi…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark