×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahja në “HangOver” që tronditi Gjakovën – Si ndodhi dhe si u amnistuan grupi i sulmuesve

    Insajderi
    12 July 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premten e 8 korrikut, Gjakova u trondit nga një rrahje brutale që ndodhi në klubin e natës “HangOver”. Dy klientë u bënë për spital. Pamjet ekskluzive të rrahjes i solli Gazeta Insajderi.

    Rrahja brutale nga Policia e Kosovës e Prokuroria Themelore në Gjakovë u cilësua si “lëndim i lehtë trupor”. Ndonëse pamjet flasin të kundërtën.

    Burime të Insajderit kanë bërë me dije se dy viktimat, X.M dhe një i mitur shtetas norvegjez (emra të njohur për redaksinë), kanë pranuar tretman mjekësorë.

    Pas raportimit të Gazetës Insajderi, Policia ndërmori hapa. Arrestoi katër persona. Të gjithë punëtorë të sigurimit të klubit të natës, “HangOver”. Fitim Gashaj, Herolind Hajdaraj, Mirlind Alijaj dhe Artan Shehu.

    “Lidhur me rastin e ndodhur në një diskotekë në Gjakovë me datën 08.07.2022, mund të ju konfirmoj se janë intervistuar disa persona. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit 4 prej tyre janë ndalur në mbajtje”, tha të martën zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj për Insajderin.

    Skandaloze | Sigurimi i klubit të natës “HangOver” e bëjnë për spital klientin, Insajderi sjell videon

    Arrestimi zgjati vetëm 48 orë, pas kësaj katër të dyshuarit u liruan me procedurë të rregullt nga prokurori i rastit.

    Kështu konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë në Gjakovë, Yllka Shehu.

    “Kanë qenë të ndaluar 48 orë, me urdhër të prokurorit kujdestar dhe janë liru në procedurë të rregullte, ndërkohë hetimet janë duke vazhdu. Rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor”, tha për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Shehu.

    Por si ndodhi i gjithë rasti?

    Ndonëse kishin shkuar për t’u argëtuar përfunduan të rrahur brutalisht nga sigurimi.

    Të rrahur kanë mbetur X.M (emër i njohur për redaksinë) si dhe një shtetas norvegjez, i mitur, 17 vjeçar. A ishte në shoqërinë e X.M.  

    Familjarë të viktimës i kanë thënë Insajderit se shtetasi norvegjez ka paraqitur rastin edhe në Ambasadën e Norvegjisë që ndodhet në Kosovë.

    Pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është stabile, nuk ka pranuar që të flas për Gazetën, por sipas familjarëve nuk kanë pasur asnjë problem me sigurimin e klubit.

    Sipas burimeve të Insajderit, arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy klientë kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjetër po e ngacmonte një grua.

    Sigurimi nuk e mori parasysh ankesën e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.

    Ndërkohë, Insajderi ka kontaktuar edhe pronarin e klubit “HangOver”, Valdrin Rizvanolli.

    I njëjti se ka komentuar rastin por është marrë me median.

    “Skam qenë unë aty, për detaje më të hollësishme e ki stacionin e policisë që mundesh me kontaktu. A i kam pa, jo mos me të rrejt jo, se nuk është diçka e mirë që ja vlen me u pa. Ne jemi të prirë si popull për bullizim të njerëzve me favorizu bullizimin e njerëzve se sene të mira rrallë qitni ju”, është shprehur Rizvanolli përcjell Insajderi.

    Sipas Rizvalloni “s’është interesant që me u pa ajo punë”.

    Edhe një i mitur, shtetas norvegjez rrahet nga sigurimi i “Hangover”, Insajderi sjell detaje të reja nga përleshja e sigurimit të klubit me klientët

    Insajderi sërish e ka pyetur se nëse ka një arsye pse ka ndodhur rasti, i njëjti ka vazhduar të merret me median.

    “Unë po ju kritikojë se është fakt nuk po flas për diçka që po shpiku – e nëse e arsyetojë ose jo unë qetash mundesh me shku në stacion të policisë edhe e merr raportin, jo prej meje, po zyrtarisht prej policisë”, deklaroi ai përcjell Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark