Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Tefik Maloku duket se kanë bashkëpunim të fortë. Një video e cila është publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet presidenti i KF Trepçës, Avni Haxhiu duke biseduar me nje person në telefon përmendet Tefik Maloku dhe Agim Ademi. Sipas emrit të cilin, Haxhiu përdor “Beki”, dyshohet se ai në telefonatën ishte duke e bërë me homologun e tij, Abedin Zeka, presidenti i KF Trepça’89, shkruan Insajderi.org.
Në këtë video dëgjohet vetëm zëri i Avni Haxhiut. Video është një minutë e 36 sekonda.
Në këtë telefonatë, Haxhiu dëgjohet duke folur se si gjyqtari i njohur Tefik Maloku e ka dëmtuar skuadrën e tij në ndeshjen kundër KF Dukagjinit, në ndeshjen e sezonit të kaluar. Dukagjini sezonin e kaluar ishte pjesë e Ligës së Parë, ndërsa këtë sezon bënë gara në Superligë.
Në këtë video, Haxhiu dëgjohet duket i thënë se në Ligën e Parë, Agim Ademi është duke i ndihmuar vetëm Dukagjinit.
Po ashtu, ai thotë se ka edhe mesazhe telefonike (sms) se si Tefik Maloku ka punuar kundër skuadrës së tij.
Ai thotë se për atë ndeshje, i shkruar mesazh telefonik kryetarit të FFK-së, Agim Ademit se shiko çfarë po bënë gjyqtari yt.
Sipas Haxhiut, Ademi ia ka kthyer smsin duke e ofenduar gjyqtarin Maloku.
Gjyqtari Tefik Maloku këtë sezon nuk ndanë drejtësinë në Superligë. Ai është duke e bërë në Ligën e Parë.
KF Dukagjini ka mbështetur Agim Ademin dhe ka votuar edhe pwr njw mandat tw dytw tw tij në Kuvendin qw u zhvilluar muajin e kaluar.
Po ashtu, edhe KF Trepça, klub i cili udhëhiqet nga Avni Haxhiu ka mbështetur Agim Ademin për kryetar të FFK-së.
Po në këtë video, Haxhiu ia shpjegon bashkëbiseduesit “Bekit” se pse është rreshtuar në krahun e Agim Ademit dhe se të parit të FFK-së nuk i bëhet vonë për njeri të gjallë.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me u.d e Sekretarit të Përgjithshëm së FFK-së, Taulant Hodaj, të cilit i kemi kërkuar koment në lidhje me këtë çështje, megjithatë nuk kemi pranuar ndonjë përgjigjje. /Insajderi.org/
Më poshtë biseda e transkriptuar:
Haxhiu: “ ku, kush e ka qu. Përparimi e di atë punë”.
Haxhiu: “oh, pasha zotin, o bek shoku nuk i kërcet për njeri të gjallë. Unë i kam arsyet tjera, ti e di pse jam me të, se e di kush ma ka mu në të kaluarën. Se nuk ia nin Agim Ademit për njeri të gjallë. Rrenë kush të thotë se nuk e kam djal hastreti atë (Agim Ademin).
Pauzon Haxhiu, flet bashkëbisedusi “Beki”….
Haxhiu: “e kujna po sheh që ti ai po i nimon. Kam ni që po i nimon nifar Dukagjinit, tjetër kujt po i nimon ai njeri”.
Pauzon Haxhiu, flet bashkëbisedusi “Beki”….
Haxhiu: “Kujt?”
Pauzon Haxhiu, flet bashkëbisedusi “Beki”….
Haxhiu: “pasha zotin unë spo e di, që në zot po të bëj be, pasha familjen nuk e di. Veç unë e di, qitu në ligë te na, vjet Tefik Maloku më ka mujt në Dukagjin edhe i kam incizimet që i kam qu edhe i kam thanë; ooo agim shoku po kqyre bre vëlla çka është duke ba referi yt edhe e kam mesazhin ku ma ka ba “ev nanen pa ja shkërdhy mos metsha” edhe me qikaq ka përfundu. Po me siguri duhet me kanë, munet me kanë. Unë përveti e di. U ba, u ba, veç qito i qarta”.