×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ekskluzive: Ylli i Superligës “pensionohet”, fillon jetën e re në Zvicër

    Insajderi
    12 November 2021 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diar Miftaraj është një tjetër emër i madh i Superligës të Kosovës që largohet për në Evropë. Miftaraj tash e pesë (5) muaj ka filluar një jetë të re në shtetin helvet, Zvicër, shkruan ekskluzivisht Gazeta online “Insporti”.

    “Insporti” ka zhvilluar një intervistë më ish-mesfushorin e disa skuadrave nga elita e futbollit të Kosovës. Në këtë intervistë ekskluzive, Miftaraj ka zbuluar se Zvicër është zhvendosur për të jetuar pasi është martuar dhe i është bashkuar bashkëshortes të tij.

    “Nuk jam duke luajtur në Kosovë për arsye se kam filluar një jetë të re në Zivcër. Jam ende aktiv me futboll, luaj FC Linth”, ka thënë Miftaraj për “Insportin”.

    Ai po ashtu ka pranuar se ka pasur disa oferta të ndryshme nga klubet e Superligës, por që i ka refuzuar.

    Në këtë intervistë, ai ka deklaruar se FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe se është I Lumtur që ka veshur fanellën bardh e kaltër.

    No photo description available.
    Diar Miftaraj prapa portierit Visar Bekaj

    Klubi i tij i fundit ka qenë FC Ballkani. 

    Futbollisti pejan ka veshur fanellat e klubevev si në vijim: KF Besa e Pejës, FC Prishtina, KF Drenica dhe FC Ballkani.

    Ai me klubin bardh e kaltër fitoi Kupën e Kosovës nën drejtimin e trajnerit shqiptar, Mirel Josa.

    Miftaraj, 31 vjeçar, në vitet e fundit ka qenë ndër mesfushorët më të mirë në Superligën e Kosovës.

    Miftaraj te Ballkani për titull të kampionit - KOHA.net
    Diar Miftaraj, KF Drenica

    Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

    Insporti: A keni pasur oferta nga klubet e Superligës?

    Miftaraj: Oferta nga klubet e Superligës kam Pasur por vizën e kisha në filllim për tre (3) muaj për të qëndruar në Zvicër. Për këtë arsye kam vendosur që të zhvendosem përgjithmonë dhe të jetoj këtu. 

    Insporti: Sa ishte e vështirë për ty të largohesh nga futbolli i Superligës dhe Kosova?

    Miftaraj: Me të thënë të drejtën vështirë e kam Pasur vetëm për familjen që është në Kosovë, sepse për futboll jo edhe aq shumë

    Insporti: A mendon të rikthehesh?

    Miftaraj: Nuk e mendoj të kthehem në futbollin e Kosovës asnjëherë.

    Insporti: Keni luajtur në disa klube, në cilin klub ke kaluar kohën më të mirë?

    Miftaraj: Kohën më të mirë e kam Kaluar pa dyshim në FC Prishtina dhe jam i Lumtur që kam veshur fanellën e klubit më të madh në Kosovë.

    Insporti: A je duke e përcjell Superligën, kush mendon se do ta fitojë titullin e kampionit?

    Miftaraj: Po e shikoj vazhdimisht. Sipas meje SC Gjilani ose FC Ballkani do të shpallen kampion edhe pse skuadra e Gjilanit për momentin është në formë më të mirë. Në rast se vazhdon kështu është shumë problem me ndalë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark