×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ekspertët lëshojnë paralajmërimin: Mos kryeni marrëdhënie në dush

    Insajderi
    10 July 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ideja e seksit në dush mund të duket emocionuese, por nga ekspertët po konsiderohet ide e keqe.

    Kryerja e marrëdhënieve seksuale në dush, mbi të gjitha, mund të jetë edhe shumë e vështirë dhe e papërshtatshme.

    Sipas ekspertëve, dyshemeja e rrëshqitshme dhe e lagësht do të jetë një terren i vështirë, pasi është zor të ruash qëndrimin stabil në mes të seksit, shkruan IndiaTimes.

    Ekziston edhe rreziku i rrëshqitjes dhe goditjes së kokës fnë lavaman ose në dysheme, pra një gjë e tillë është më e rrezikshme sesa emocionuese.

    Nëse diferenca në gjatësi mes jush dhe partnerit është mjaft e dukshme, lufta për të bërë seks dush do të jetë e vërtetë.

    Jo vetëm marrja e pozicioneve të ndryshme të seksit do të jetë e vështirë, por edhe puthja, derisa dushi është i lartë me ujë që spërkat mbi kokat tuaja.

    Ngritja e partnerit më të vogël mund të jetë një opsion, por me një rrezik të madh.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark