×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ekspertët paralajmrojnë tri valë të tjera të Covidit për këtë dimër

    Insajderi
    19 December 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Kinë, paralajmërojnë se Kina është duke përjetuar valën e parë të virusit korona nga tri sa priten të jenë këtë dimër.

    Sipas epidemiologut, Wu Zunyou, rritja e rasteve do të zgjasë deri në mes të janarit, ku edhe do të përfundojë vala e parë.

    Më pas vala e dytë do të fillojë në janar si rezultat i udhëtimeve të shumta për festën e vitit të ri.

    Dhe vala e tretë parashihet të jetë nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit, pas kthimit të njerëzve në punë nga pushimet, shkruan BBC, përcjell Insajderi.

    Aktualisht po shënohet numër rekord i rasteve aktive me virus, me 2 mijë që u raportuan të dielën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark