×
  • Showbiz
  • Show

    Eksperti e zbulon! Shifrat e majme që VIP-at shqiptarë paguhen për reklamat

    Insajderi
    26 September 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për një reklamë, shifra që marrin VIP-at apo influencerët shqiptarë në rrjete sociale, duket se është paksa ‘e kripur’.

    Por më shumë detaje i ka zbuluar eksperti Said Duleviç për emisionin “Good Morning Albanians”, i cili tha këto pagesa variojnë nga rëndësia e personazhit që i reklamon dhe nga numri i ndjekësve që ai ka.

    Duleviç zbuloi se një shembull shumë i mirë paguar për të bërë reklama është Luiz Ejlli, pagesat për të cilin janë 20 mijë euro e sipër.

    “Kryesisht janë personazhet që kanë marrë shumë famë. Luizi i cili arriti të ketë një lloj audience shumë të lartë kap vlera më të mëdha. Ai ka bërë shumë pak reklama, kjo do të thotë se ato pak reklama që janë bërë janë bërë me shifra goxha të larta, pra kur ti bëhesh identitet i një brand-i shifrat mund të variojnë nga 20 mijë euro e sipër. Kjo shifër është me meritë deri diku. Postimet të vipa-ve variojnë nga 3000 euro në 5000 euro nga personazhe që kanë pasur mbi 150 mijë ndjekës”, tha Said Duleviç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark