×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Eksperti kosovar i sigurisë: Çdo e dyta familje serbe mban armë, i nxisin fëmijët t’i përdorin

    Insajderi
    06 May 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, duke komentuar dy masakrat e ndodhura së fundmi në Serbi, ka thënë se serbët në vazhdimësi janë inkurajuar për ushtrim të dhunës përmes përdorimit të armës.

    Sipas tij, një në dy familje në Serbi mbajnë armë në shtëpi një armë, zakonisht kallashnikov.

    I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Elezi ka deklaruar se është e zakonshme në familjet serbe që fëmijët të inkurajohen të mësojnë përdorimin e armëve dhe ka shtuar se ata nxiten që t’i urrejnë popujt e tjerë.

    “Serbët janë në vazhdimësi janë inkurajuar për ushtrim dhune e përdorim të armëve dhe e kanë bërë në shtetet ballkanike. Kjo lloj bisede është mbartur në familjet e tyre dhe sot nëse ju dëgjoni biseda private, apo hulumtime që janë bërë, serbët në familje i inkurajojnë për posedim të armëve fëmijët e tyre.

    I nxisin me urrejtje ndaj popujve të tjerë në Ballkan dhe kjo bën që çdo qytetar ta konsideroj të rëndësishme armën. Ne kemi informacione se çdo e dyta familje mund të ketë në posedim një armë zjarri, sidomos armë zjarri automatik apo kallashnikov. Përdorimin e tyre e konsiderojnë siç kanë barinjtë shkopin”, ka thënë mes tjerash eksperti Elezi.

    Në fund, ai ka thënë se rastet e ndodhura së fundmi duhet të jenë mësim se përdorimi i armëve mund të jetë i rrezikshëm për personat që nuk janë njohuritë minimale për rreziqet që mund t’i shkaktojnë armët.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark