×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Eksperti nga Stambolli: Ka 62% mundësi për tjetër tërmet, iu rrezikohet jeta 400 mijë personave

    Insajderi
    07 February 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prof. Dr. Naci Görür, anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi, i cili më 3 shkurt u shpreh i shqetësuar për rajonin e Kahramanmaraşin pas një tërmeti 4,2 Rihter, tashmë ka ngritur shqetësimin për rajonin e Marmarasë.

    Në një intervistë për një televizion në Turqi, Görür ngriti shqetësimin për Stambollin. Ai u shpreh se ky qytet është i frikshëm dhe nuk ka siguri për më shumë se 400 mijë persona. Ai i referohet dy kompanive që kanë bërë studime, duke thënë se 75% e ndërtesa në Stamboll nuk do ta përballonin një tjetër tërmet.

    “Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën. Mendoni se cilësia e ndërtesave është më e mirë se në Kahramanmaraş? Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet. Ai nuk është i përgatitur. Është e nevojshme që ta bëjmë këtë sa më parë. Stambolli na tremb. Mundësia e një tërmeti të fuqishëm në çdo kohë deri në vitin 2029 është 62 përqind.

    Më shumë se 5 mijë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e dhjetëra tërmeteve të fuqishëm që goditën Turqinë gjatë ditës së hënë, dy më të fuqishmit ishin 7,8 dhe 7,7 rihter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark