×
  • Lajme
  • Aktuale

    Eksperti serb i sigurisë: Si shtet dhe komb po dalim jo të sinqertë

    Insajderi
    01 May 2022 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviq ka deklaruar se në Serbi ka krerë shtetërorë që japin deklarata kundër Bashkimit Evropian.

    Dhe, dikush, sipas tij, duhet t’i thotë Serbisë, se nëse është në rrugë evropiane apo jo.

    Këto deklarata Trifunoviq i ka thënë në kuadër të debatit, tashmë rajonal, të përcaktimit të Serbisë midis Perëndimit dhe Rusisë.

    “Vet e kemi shpallur paanshmërinë ushtarake, të cilën askush nuk na e pranon”, ka thënë Trifunoviq, i cili dikur ka qenë pjesë e shërbimeve sekrete serbe.

    Më tej ai ka vazhduar duke thënë se, në Serbi ka zyrtarë shtetërorë, të cilët mbajnë funksione të larta, të cilët japin deklarata kontradiktore.

    “Ka krerë shtetërore e institucionesh, të cilët flasin dhe sjellin njerëz që flasin hapur kundër Bashkimit Evropian. Ta dini se, dikush duhet të na thotë, a jemi në rrugë evropiane apo nuk jemi. Nëse jemi, atëherë duhet të ketë njëfarë konsensusi. Kjo është e rëndësishme të thuhet, sepse si shtet dhe komb po dalim jo të sinqertë”, ka përfunduar ai, i cili është edhe ligjërues i shkencave të sigurisë në Beograd dhe bashkëpunëtor i disa universiteteve ndërkombëtare. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark