×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekzekutimi i shqiptarit në Mal të Zi dyshohet se ndodhi pas aferës me gruan e ish-ortakut

    Insajderi
    29 February 2024 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edmond Mustafa është vrarë dy ditë më parë në Tivar. Si i dyshuar për vrasjen e tij është arrestuar Dino Ibrahimoviq më të cilin viktima ka qenë shumë i afërt. Përmenden dy motive të mundshme.

    Siç raportojnë mediat malazeze, vrasësi i maskuar i është afruar Mustafës nga mbrapa derisa ai po i afrohej veturës nën shoqërinë e motrës së tij. I dyshuari ka qëlluar dhjetëra herë në drejtim të Mustafës ndërkohë është larguar me vrap.

    Sipas mediave malazeze, janë zbuluar edhe lidhje të fshehta dashurie që kanë ndodhur brenda klaneve. I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë.

    Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa Nurkoviq.

    Mustafa prej vitesh njihej si pjesëtar i klanit kriminal të Skaljarit. Sipas raportimeve, ai ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit për të ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e Shkaljar dhe të klanit Kavac.

    Sipas këtyre raportimeve, Edmond Mustafa, më 27 mars 2022, është dëgjuar në ambientet e Departamentit për Krime të Rënda të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit bashkëpunes në zbardhjen e vrasjeve të rënda dhe krimeve të tjera të kryera nga anëtarët e bandës së Skaljar dhe të klanit Kavac.

    Siç raporton portali “M” në Mal të Zi, pavarësisht se edhe atëherë policia e dinte se Mustafa ishte një person me interes, i cili pranoi pjesëmarrjen e tij në disa vrasje dhe përshkruan në detaje shumë vrasje të tjera dhe emërtoi autorët dhe porositësit e tyre, ai nuk u arrestua kurrë, as nuk i është caktuar statusin që ai kërkonte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark