×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekzekutohen pagesat për këtë kategori të personave

    Insajderi
    18 October 2022 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me tri ditë vonesë janë ekzekutuar pagesat për të gjithë pensionistët.

    Siç ka njoftuar Ministria e Financave arsyeja e shtyrjes së ekzekutimit të pagesave ka qenë aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

    Pensionistët mund t’i tërheqin pensionet e tyre në orët e paradites.

    Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave:

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022. Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.

    Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark