×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekzekutohen pensionet me 100 euro shtesë

    Insajderi
    18 October 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pensionet, bashkë me shtesën prej 100 euro për muajin tetor.

    Sipas njoftimit kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës.

    “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar. Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, njoftoj policia.

    Ai tha se këto 300 euro për pensionistët brenda një viti nënkupton 25 për qind më shumë mbi pensionin bazik, 9.4 deri në 13.7 për qind më shumë mbi pensionin kontributpagues dhe 6 deri në 25 për qind për kategoritë e tjera të pensioneve.

    Njoftimi i plotë:

    Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

    Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

    300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

    ✅25% më shumë mbi pensionin bazik,

    ✅ 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

    ✅ 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

    Për një shtet për të gjithë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark