×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ekzekutohet mësuesja që helmoi 25 fëmijë dhe vrau 2 prej tyre, se u zu me kolegen

    Insajderi
    17 July 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një edukatore kopshti në Kinë ka helmuar qullin e 25 fëmijëve për hakmarrje pas një debati me kolegen e saj. Ndërsa 2 nga 25 nxënësit e helmuar vdiqën, mësuesi u ekzekutua.

    Ngjarja në fjalë është regjistruar në vitin 2019. Wang Yun, 39 vjeç, u arrestua dhe më vonë u dënua me vdekje pasi helmoi nxënësit në kopshtin “Mengmeng” në Jiaozuo.

    Wang dyshohet se ka vënë nitritin e natriumit në mëngjesin e fëmijëve që kishte nën kujdestari. Sipas mediave vendase, ajo tentoi t’i shmangej dënimit kapital, por nuk ia arriti.

    Më 27 mars 2019, policia nisi një hetim për helmimin e supozuar të fëmijëve nga Wang, pasi 23 prej tyre filluan të kishin të vjella dhe ndjesi të fikëti, vetëm pak çaste pasi hëngrën mëngjesin.

    Autoritetet më vonë zbuluan se gjithsej 25 fëmijë u helmuan në këtë incident që tronditi Kinën dhe bëri bujë botërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark