×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ekziston një rrezik i asaj që mund të quhet ngrirje e veriut”

    Insajderi
    13 April 2023 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i sigurisë dhe njëherësh ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, vlerësoi se situata në komunat veriore ka një dimension jashtëzakonisht të përshkallëzimit të lartë.

    Ai në emisionin “Click” tha se edhe nga vlerësimet të institucioneve të sigurisë është situatë e paqëndrueshme.

    “Unë besoj që incidentet e fundit janë për një periudhë kogja të gjatë… në formë dhe në përmbajtje në prakticitetin e tyre dhe në organizimin e tyre duket që janë të koordinuara dhe si e tillë po e sjell një situatë në të cilën unë e kam thënë edhe më herët se ekziston një rrezik i asaj që mund të quhet ngrirje e veriut”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark