×
  • Sport
  • Sport

    El Clasico: Tri duelet kryesore që mund ta vendosin fituesin e këtij takimi

    Insajderi
    21 April 2024 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë sytë do të jenë tek dueli i sotëm (e diel) mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje gjithmonë ka gjeneruar interesim, por edhe më shumë kësaj radhe duke marrë parasysh se blaugransve i duhet një fitore për të ‘dridhur’ garën për titull dhe për të zvogëluar diferencën me liderin.

    Si do të përpiqen Carlo Ancelotti dhe Xavi që të marrin tri pikët? Mirë pra, kjo do të vendoset nga detajet si dhe nga disa duele në fushë.

    Këto janë pesë duelet që mund të vendosin fatin e ndeshjes, ndoshta edhe atë të titullit.

    Ferland Mendy vs Lamine Yamal

    Herën e fundit kur Yamal luajti në ‘Bernabeu’, ai dhuroi një shfaqje fantastike për tifozët në miqësoren e Spanjës ndaj Brazilit madje mori edhe ovacione për këtë. 16-vjeçari ka kontribuar në 10 gola këtë sezon dhe ka regjistruar 1.6 driblime të suksesshme për ndeshje.

    Ai i ka shkaktuar mbrojtësve probleme gjatë tëerë sezonit, por sonte do të jetë në duel me Ferland Mendyn, njërin nga lojtarët më të mirë në aspektin defanziv. Nëse Mendy arrin ta mbajë Yamalin ‘të heshtur’, atëherë ekipi i tij do të ishte një hap pranë fitores.

    Pau Cubarsi vs Rodrygo dhe Vinicius

    Në anën tjetër të fushës, dyshja braziliane Rodrygo dhe Vinicius do të synojnë t’i shkaktojnë probleme mbrojtjes së Barcelonës. Ata kanë shënuar në total 22 gola, dhe kur Real Madridi fitoi me rezultat 4-1 në finale të Superkupës së Spanjës, Vinicius shënoi het-trik, ndërsa Rodrygo shënoi një tjetër.

    Sidoqoftë, që prej se Cubarsi debutoi për Barcelonën ai i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij në fazën defanzive. 17-vjeçari tashmë është i paprekshëm në formacion, kështu që do të jetë interesante për t’u parë se si do të performojë në El Clasicon e tij të parë.

    Andriy Lunin vs Robert Lewandowski

    Kur Real Madridi fitoi El Clasicon e kaluar në tetor, Andriy Lunin nuk luajti. Në atë fazë të sezonit, portieri ukrainas ishte në bankë ndërsa Kepa Arrizabalaga luante nga minuta e parë në ‘Estadi Olimpic’.

    Sidoqoftë, Lunin tashmë është bërë portieri i parë për Ancelottin dhe po kalon në një sezon fantastik duke pësuar vetëm 0.58 gola për ndeshje.

    Sot, Lunin do të synojë që të impresionojë edhe një herë tjetër me paraqitjen e tij, ndaj një sulmuesi ‘vdekjeprurës’ si Robert Lewandowski. Dueli mes ukrainasit dhe polakut mund të jetë kryesori nga këta të lartpërmendurit./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark