×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Elgit Doda sapo na zbuloi pak nga surpriza e Luizit për Kiarën për Shën Valentin

    Insajderi
    14 February 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Diçka historike që nuk ka ndodhur në asnjë “Big Brother”-kështu e cilësoi Luiz Ejlli surprizën që po planifikon t’i bëjë Kiara Titos për Shën Valentin.

    Gjatë javës Luizi ka treguar se është kujdesur deri në detaj që kjo ditë të jetë sa më e bukur për partneren e tij, duke premtuar diçka të madhe.

    Kështu, Luizi i bëri të gjithë kuriozë, pasi vetë ai nuk zbuloi detaje të mëtejshme. Por, kuriozitetin e ka shuar pak producenti dhe këngëtari Elgit Doda, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Më sa duket Luizi ka përgatitur një këngë për Kiarën dhe në postimin e tij Elgiti ka paralajmëruar: “Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.”

    Pjesa e tekstit që ka publikuar Elgiti:

    “Veç du me të majt në krahë

    Me të majt e me të shtrëngu

    Të dëgjosh ti zemrën time

    Se ka shumë për të treguar”

    Një ditë para ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit “Vëllai i Madh” ngarkoi “të burgosurit” e burgut të “Big Brother VIP Albania” të shkruajnë nga një letër dashurie personit të tyre të zemrës. Ndonëse Luizi gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka lënë gjë pa thënë e bërë për Kiarën ai sërish i hodhi dy fjalë në letër.

    “Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkroi Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark