×
  • Showbiz
  • Show

    Elhaida Dani reagon për herë të parë pas finales së “Dancing With the Stars”

    Insajderi
    04 January 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka reaguar së fundmi pas finales së “Dancing With the Stars”. Ish-finalistja, e cila shihej si një nga pretendentet për të fituar, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falenderon publikun që e ka mbështetur.

    “Faleminderit me zemër publikut! Faleminderit gjithsecilit që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm!

    Ju e dini kush jeni. Dashuri pafund”– shkruan .

    Edhe anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur së fundmi rreth finalistëve të spektaklit të kërcimit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, producentja u pyet për humbjen e Ehaida Danit dhe Ardit Çunit, të cilët shiheshin si pretendentët kryesorë për fitoren e “DWTS.”

    “Elhaida ka fituar gjithçka, perveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”- shkruan Dalina Buzi për Elhaidën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark