×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Elhamdulillah, Bismilah e Halil Kastrati”, pse po shiten këngëtarët besimtarë të devotshëm përmes teksteve muzikore

    Insajderi
    28 April 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarët e skenës muzikore tek ne, jo rralle herë kanë përdorur fenë për të treguar “vlerat” e tyre. Jemi deshmitar që këngëtarë shqiptarë që në tekstet e tyre shfaqin dhunë, përdorim arme, fjalor banal, vajza që tundin të pasmet, shalë e gjoks jashtë, ndërsa deklarohen se janë muslimanë, falin namazet, shkojnë në xhami dhe agjërojnë. 

    Këta artistë ishin thumbuar nga Hoxha shqiptar i Kosovës, Labinot Maliqi.

    Ai kishte shkruar rreth “huliganizmit” të këngëtarëve.

    Musliman edhe gangster? Nuk shkojnë të dyja bashkë“, kishte theksuar hoxha përmes një statusi.

    Në këtë kontekst hiç më e mirë nuk është as kënga e publikuar dje nga reperja Tayna dhe reperi Buta.

    Të dy këta njihen si persona që përmes muzikës kanë përçuar gjuhë vulgare.

    Madje reperi nga Ferizaji ka qenë temë e diskutimit edhe më herët për muzikën që bën dhuna, nxitja e urrejtjes e gjuha seksiste janë disa nga elementet që e portretizojnë atë.

    Na të dy kem mu taku n’spital ke me përfundu” është kjo një frazë nga “Freestyle” i reperit Buta i kënduar para tri vitesh.

    Ai po ashtu e përmend se nuk harron ata që i kanë bërë keq.

    Nuk harroj nuk ka me fal, allo ambulanta, njoni n’bark i mur do plag” janë vargjet tjera të Butës.

    Për reperen Tayna ishte pikërisht teksti që i këngës që fliste për lëndë narkotike “Columbiana” që i solli famën që ka tani, shkruan Insajderi.

    Ajo ishte kritikuar edhe nga politikanët për promovim të drogës në vitin 2019. Por, ajo i kishte mohuar këto akuza.

    Sa i përket drogave edhe seksizmit, unë nuk promovoj asnjërën, pa e marrë parasysh sesi doni ta interpretoni ju. Dhe nëse ka mbetur të më gjykoni nëse jam a jo artist, pse nuk këndoj ‘tema sociale’, atëherë e lë sot muzikën“, kishte thënë ajo.

    Se çka promovon ajo përmes muzikës vlerësoni vetë.

    Pjesë nga tekstet e këngëve të saj:

    “A po don puro me ganja. Bohet tym, marijuana na na na. Pina Henny pak haram Thirrma dealer-in Wagwan where’s my weed, man. Malli i forte amo s’po muj me lon”, janë pjesë të kënduara nga reperja nga Prizreni.

    Drogë alkool e Mashallah

    Artistët, Tayna dhe Buta kanë sjellë mbrëmë një këngë së bashku. Projekti i tyre muzikor titullohet “Mashallah”, shkruan Insajderi.

    Kjo këngë ka grumbulluar mbi 300 mijë klikime për 17 orë.

    Ashtu siç do herë tjetër edhe në këtë publikim nuk mund t’i rezistonin dot gjuhës eksplicite por këtë herë duke përdorur edhe besimin fetar për qëllimet e tyre.

    Reperja nga Prizreni më parë e kishte përmendur në këngë se “po bajna pak haram”.

    Por, në këngën e fundit ja ka tepruar paksa, në çdo vargj që janë përdorur fjalë vulgare ata bën edhe Mashallah.

    “Elhamdülillah, Bismillah, Halil Kastrati, Gadafi, dh*pa”, një përzierje e dy poleve të ndryshme.

    Mashallah, ton kto dh*pa si n’dit grave. Elhamdulillah qysh na qelloj fati“, pjesë nga teksti.

    Tutje Buta krahason veten edhe me humanistin Halil Kastrati, por edhe me Gadafin.

    “Sot e premte, lek tu shkep
    Une jom Halil Kastrati
    Krejt e din sa o sahati
    Zingjir ari si Gadafi”

    Kush ishte Gadafi?

    Emrin që përmendi Buta mënjherë pas humanistit të njohur Halil Kastrati është Muammar Gaddafi.

    Ai ishte njeriu që drejtoi Libinë për 42 vjet.

    Gjatë katër dekadave në pushtet, koloneli shpiku një sistem të ri të drejtimit të shtetit, mbështeti grupimet radikale të armatosura, si IRA
    në Irlandën e Veriut dhe vendosi vendin e tij në listën e shteteve që sponsorizonin terrorizmin.

    Përgjegjës për shpërthimin e një avioni civil në ajër, që shkaktoi vdekjen e pothuajse 300 personave mbi Skoci  në vitin 1988, Gaddafi u
    përball me bllokada të fuqishme ndërkombëtare dhe disa tentativa të pasuksesshme të shërbimeve sekrete për ta vrarë../ Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark