×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Elon Musk: Çipa në trurin e njerëzve në 2022!

    Insajderi
    08 December 2021 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Befason Elon Musk.

    Bashkëthemeluesi i Neuralink, Elon Musk, befasoi me deklaratën e tij se kompania e neuroteknologjisë planifikon të vendosë çipa në trurin e njerëzve që nga viti i ardhshëm.

    Insider thotë se këto implante do të regjistrojnë dhe njëkohësisht, do të stimulojnë aktivitetin e trurit. 

    Objektivi kryesor është a ii aplikimit për arsye mjekësore, siç është trajtimi i lëndimeve të rënda të shtyllës kurrizore dhe çrregullimeve neurologjike.

    Miliarderi iu referua suksesit të kompanisë së themeluar prej tij në vitin 2016 në vendosjen e neuroçipeve te majmunët.

    “Shpresojmë ta kemi këtë sukses edhe tek njerëzit që kanë lëndime të rënda të shtyllës kurrizore si tetraplegjikët dhe ta vëmë në jetë që në 2022-shin. Jemi në pritje të miratimit të FDA-së”, tha Musk.

    Sipas tij, standartet e Neuralink për implantimin e këtyre pajisjeve janë edhe më të larta nga sa kërkon FDA, kështu që është i bindur se do të ketë dritë jeshile prej saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark