×
  • Sport
  • Sport

    Elon Musk dhe Mark Zuckerberg e kanë seriozisht, negociata për duelin e arteve marciale në ‘Colosseum’

    Insajderi
    24 July 2023 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, duel në “Colosseum”. Vazhdon negociata milionere për përplasjen mes krijuesit të Facebook dhe pronarit të ri të Twitter. Mes mohimeve, konkluzioneve dhe provokimeve, të dy thuhet se po vazhdojnë negociatat për sfidën e arteve marciale që do të zhvillohet në zemër të Romës.

    “Për t’u përgatitur do të përdor teknikën e famshme të Clouseau dhe Cato, sepse kundërshtari do të më sulmojë pa paralajmërim”, – shkroi Musk në Twitter më 14 korrik. Më pas mospërfillja: “Të vishem kështu”, – iu përgjigj një ndjekësi që e portretizonte si gladiator.

    Dueli i shumëpritur i Ju Jitsu (artit luftarak të samurait) mund të organizohet në “Coloseum”, pavarësisht mohimit të parë të ministrisë së kulturës. Rreth ngjarjes ka dhjetëra milionë euro të drejta televizive, të cilat janë të lakmuara nga shumëkush.

    Për t’u marrë me negociatat, sipas raporteve nga gazeta “La Repubblica”, ka menduar një gjigant argëtues amerikan. Mes thashethemeve që qarkullojnë është edhe ajo që ka të bëjë me datën e ndeshjes, e cila mund të zhvillohet në fund të gushtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark