×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Elvis Hoxha më 2017: Mimoza Kusari nuk mund të dijë asgjë për shqiptarët

    Insajderi
    23 February 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje njihet për deklaratat e tij mbështetëse ndaj VV-së dhe liderëve të kësaj partie.

    Ai del kundër çdokujt që kundërshton këtë parti. Në vitin 2017 Elvis Hoxha e shihte Kusarin si të paditur.

    Ai një status të gjatë ia kishte kushtuar asaj duke thënë se “Mimoza Kusari – Lila nuk mund të dijë asgjë për shqiptarët”. Sipas tij asaj i mungon sovraniteti.

    Fenomeni Mimoza Kusari është i zakonshëm. Për Kusarin, problemi i sovranitetit të Kosovës varet nga sovraniteti i dijes së vet. E keni vënë re besoj se një pjesë e atyre që kanë bërë mastera nëpër botë, shoqëri civile, profesorë riosh apo media, e kanë problem çështjen e bashkimit kombëtar. E keni vënë re po ashtu se nëpër masterat evropianë nuk ekzistojnë dije apo lëndë mbi shqiptarët“, kishte thënë ai.

    Tutje, ai kishte shkruar se Kusari dinë vetëm të mësojë nga të huajt për Kosovën.

    “Mimoza Kusari nuk di për shqiptarët veçse ç’mund të thonë dijet humane jo-shqiptare për shqiptarët. Masterat dhe shkencat humane nuk flasin për shqiptarët, ndaj dhe Mimoza Kusari nuk mund të dijë asgjë për shqiptarët. Ajo di për veten ç’mund të mësojë prej të huajve për veten. Mimoza Kusarit i mungon delli i sovranitetit. Ndaj dhe e vetmja gjë që mund të thotë e të mbrojë është ndonjë sovranitet i përkohshëm rastësor. Ama, nëse të huajt do të bashkonin tërë shqiptarët, Kusari nuk do të ishte kundër. Është më e lehtë t’u kërkojmë universiteteve nëpër botë të zhvillojnë kurrikula mbi sovranitetin dhe historinë e shqiptarëve, sesa të presim nga Mimoza Kusari ndonjë sovranitet të dijes – ndonjë dije mbi shqiptarët që rrjedh nga origjina e saj“, kishte shkruar Hoxha.

    Në vitin 2017, kur Hoxha ka shkruar këtë status Kusari-Lila ishte kryetare e Gjakovës, ndërsa sot është shefe e Grupit të deputetëve të VV-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark