×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emergjenca gati në rast se ka lëndime të njerëzve nga fishekzjarrët

    Insajderi
    31 December 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Klinikën e Emergjencës së QKUK-së janë bërë të gjitha përgatitjet që stafi të jetë sa më i plotësuar për t’u dalë në ndihmë mjekësore qytetarëve që kanë nevojë në natën e ndërrimit të moteve.

    Kështu ka deklaruar doktori Erolind Dërmaku.

    “Klinika Emergjente është e përgatitur, ka rritur stafin, ka marrë mjetet që duhen për kësi raste, një problem është numri i vogël e shtretërve që posedojmë si emergjencë”, tha ai për RTK.

    Sipas tij, Emergjenca ka vetem 15 shtretër.

    Ai tha se zakonisht në ndërrimin e motvoteve ka raste të lëndimeve të qytetarëve nga festimet që i bëjnë në ndërrimin e vitit.

    “Unë bëj apel që të festohet në mënyrë të moderuar dhe të festohet sipas instruksioneve”, tha doktori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark