Emërimi i Grenell si i dërguar special për dialog, flet Kadri Veseli – Insajderi
×
Fokus 1

Emërimi i Grenell si i dërguar special për dialog, flet Kadri Veseli

Insajderi
05 October 2019 - 18:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur emërimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Veseli përmes një shkrimi në Twitter, këtë emërim e konsideron si një përkushtim i SHBA-ve për ta mbështetur dialogun.

“Jam i gëzuar kur mësova se Presidenti @realDonaldTrump ka emëruar ambasadorin @RichardGrenell si të dërguar të posaçëm të dialogut për paqe. Unë këtë e konsideroj si provë të një përkushtimi dhe shumë të nevojshëm që SHBA-ja ta mbështes dialogun ndërmjet #Kosovo dhe #Serbia”, ka shkruar Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark