×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Emërohen dy zëvendësguvernatoret e BQK-së

    Insajderi
    24 January 2024 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë emëruar sot edhe dy zëvendësguvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.  Zëvendësguvernatorët e emëruar  Nesrin Shileku – Shala dhe Milot Cakaj. Sipas njoftimit ata do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme.

    Kështu me emërimin e tyre është kompletuar Bordi Ekzekutiv i BQK-së.

    Njoftimi i plotë:

    Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24 janar 2024 ka emëruar dy zëvendësguvernatorë, duke kompletuar kështu Bordin Ekzekutiv, sipas Strukturës së re Organizative të miratuar në muajin nëntor 2024, bazuar në rekomandimet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

    Përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit.

    Zëvendësguvernatorët e emëruar znj. Nesrin Shileku – Shala dhe z. Milot Cakaj do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme.

    Të tre zëvendësguvernatorët së bashku me Guvernatorin përbëjnë Bordin Ekzekutiv, vendimet e të cilit janë kolegjiale.

    Me përfundimin e këtij procesi plotësohen të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative. Këto ndër të tjera ishin edhe kërkesat nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe rekomandime nga misionet e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark