×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së (Emrat)

    Insajderi
    26 April 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të SHSKUK’së në mbledhjen e sotme.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky emërim duhet të bëhet sepse bordit aktual i ka skaduar afati.

    “Meqenëse bordit të SHSKUK-së i ka skaduar afati, Ministria e Shëndetësisë e konsideron si të domosdoshme emërimin e bordit të ri, i cili është përgjegjës për performancen profesionale dhe afarizimin financiar të SHSKUK’së”, tha ministri.

    Ai tha se bordi drejtues ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen e gjithëmbarshme të punëve të SHSKUK’së.

    Përbërja e këtij bordi është:

    Dren Boshnjaku – Qendra Klinike Universitare

    Tetore Olloni – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike

    Rrezarta Bajrami – IKSHPK

    Besim Demolli – Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt

    Vjollca Kadolli – Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor

    Naim Bardaqi – Ministria e Shëndetësisë

    Një ekspert i menaxhimit shëndetësor i zgjedhur në bazë të konkursit publik

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark