×
  • Lajme
  • Lajme

    Emigranti nga Kosova merr mbështetjen e shokëve të klasës për qëndrim në Gjermani

    Insajderi
    22 February 2017 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosovari 18 vjeçar me emrin Luan, i cili është nxënës i klasës së nëntë në Gjimnazin “Max Klinger”, në Grünau të Gjermanisë, ka vetëm shtatë ditë  afat për tu kthyer në Kosovë.

    Sipas l-iz.de, në rast se ai nuk respekton afatin kohor për depërtim do të arrestohet, por një gjë të tillë nuk janë duke e pranuar bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë hapur një peticion në internet, i cili tashmë ka më shumë se tre mijë përkrahës.

    “Unë nuk kam një banesë atje, unë nuk e di se ku kam për të jetuar”, ka thënë Luan.

    Dy vjet më parë ai erdhi në Gjermani së bashku me familjen e tij. Në Kosovë, kushtet e jetesës janë të këqija. Sipas Luanit nëna e tij është e sëmurë nga diabeti dhe babai i tij ka probleme mendore. Ato nuk mund të përballojë trajtimin në Kosovë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark