×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Emisari gjerman: Personalisht mendoj se ishte një gabim i madh çfarë ka bërë Albin Kurti në rastin….

    Insajderi
    12 September 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur edhe për veprimet e Kosovës në veri të vendit dhe për masat që morri Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

    Sarrazin ka thënë se kishte pasur një porosit të qartë të BE-së për Qeverinë e Kosovës, se çfarë kërkohet të bëhet për të de-eskaluar situatën në veri, që kishte të bënte me kryetarët e komunave.

    Por Sarrazin thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte një plan tjetër duke mos dëgjuar BE-në, dhe për këtë BE-ja vendosi ta penalizojë një lloj të tillë të sjelljes dhe të thotë që s’e pranon.

    “Këto janë masa të BE-së dhe mendoj se është relevante sepse sanksionet kanë tjetër nivel. Kishte një porosi të qartë të BE-së për Qeverinë e Kosovës se çfarë duam që ata të bëjnë për shtendosje… dhe kishte të bënte edhe për kryetarët e komunave. Por, zoti Kurti kishte një tjetër plan duke mos na përcjellë ne. Dhe BE-ja vendosi që të penalizojë këtë lloj të sjelljes dhe të themi se nuk e pranojmë këtë. Mendoj se të dyja palët duhet të punojnë në shtendosje dhe të kthehen në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit. Dhe të dyja palët duhet të bëjnë hapa pozitiv për të ndërtuar kredibilitetin dhe të zbatojnë Marrëqveshjen e Ohrit. Z. Lajçak po punojn në këtë dhe ne e mbështesim atë në këtë gjë. Personalisht mendoj se ishte një gabim i madh çfarë ka bërë Albin Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan (me rastin e lëndimit të ushtarëve të KFOR-it dhe trazirave atje)”, tha ai.

    Tutje ai u shpreh se dëshiron që Qeveria e Kosovës ta teston atë të Serbisë duke lëvizur në përmbushje të pikave për shtendosje.

    Por, e gjithë ajo që ndodhi nuk ishte vetëm përgjegjësi e vetme e palës së Kosovës. Bashkimi Evropian iu komunikoi qartë atë që do që të bëhet, pra disa pika, me qëllim që situata të shtendoset. Mund të mos pajtoheni me këto vendime, por është standard i BE-së, 27 vendet anëtare, madje edhe QUINT-i. Mund ta keni pasur një plan më të mirë, por ndoshta jo të gjithë ju besojnë se ai plan është më i mirë. Unë nuk do të thosha se përgjegjësia është vetëm në njërën anë. Por është e thjeshtë, BE-ja tha: një, dy, tre, katër dhe pesë dhe ju nuk mund të bëni vetëm një me 25 për qind dhe një tjetër dhe prandaj BE-ja nuk mund të thotë “shumë mirë kjo është e mjaftueshme”. Kjo nuk çon drejt një pike që të thuhet se ishte gabim vetëm i Qeverisë së Kosovës ose se vetëm Qeveria e Kosovës nuk po bën mjaftueshëm për shtendosje. Unë dua që të Qeveria e Kosovës ta testojë Qeverinë e Serbisë më shumë, duke lëvizur në përmbushje të pikave që edhe Qeveria e Serbisë të përmbushë pjesën e saj”, u shpreh Sarrazin për TV21.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark