×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Emocionuese – shpërthen në lot nëna vetushqyese nga Peja pasi Halil Kastrati i dhuron banesë live

    Insajderi
    07 April 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje u raportua për kushtet e rënda të Pranvera Shala nga Peja, e cila me dy fëmijët e saj jeton në kushte tejet të rënda. Pamjet e rënda nga shtëpia e saj, e cila as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për jetesë, nuk kaluan pa u vënë re nga humanisti Halil Kastrati.

    Sot, Pranvera ishte e ftuar në Studio A në ATV, ku edhe u publikuar numri i xhirollogarisë për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë.

    Në një lidhje direkte u inkuadrua humanisti Halil Kastrati, i cili i dha Pranverës lajmin më të gëzueshëm për të, ku tha se “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë përsipër që asaj t’ia sigurojnë një banesë.

    Pranevra me të dëgjuar këto fjalë nuk mund t’i mbante lotët.

    Shikoni videon e më poshtme për ta parë këtë moment tejet emocionues:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark